Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
LIVE-Sali Berisha nga Mirdita: Kjo është Foltorja e jetës time, shpëtuam Partinë Demokratike
Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e tij të foltores duke zhvilluar një takim me qytetarët në Mirditë. Këtë foltore të dytë, Berisha e konsideroi si “foltoren e jetës” së tij. “Unë zgjodha Mirditën për të çelur siparin me foltoren e dytë, e cila, më duhet të them këtu, se është foltorja e jetës sime. Është foltorja e jetës sime, është foltorja për demokracinë, për familjen, për Shqipërinë. Në qoftë se në foltoren e parë ne së bashku, dhe s’e harroj kurrë pritjen tuaj, ne e shpëtuam Partinë Demokratike, po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë, ose më saktë me ka opozitë, po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të kombit shqiptar. E...