Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lëvizja e Salianjit/ Analisti: Berisha e shpalli armik, ka hall se i merr PD-në! Ka parti financohen nga burime ruse
Për analistin Arben Meçe, lëvizja e nisur së fundmi brenda Partisë Demokratike nga Ervin Salianji nuk mund të sjellë ndryshim. Sipas tij, pronari i PD është Sali Berisha dhe çdo përpjekje për të marrë drejtimin e partisë i ka të pakta shanset që të realizohet. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se Berisha e shpalli armik Salianjin, pasi ka hall se i merr partinë. ‘Pronari i PD është Sali Berisha. Që të marrësh PD si pretendon Salianji nuk realizohet. Gjëja pozitive është se po dëgjohet edhe një zë në PD që po vë pikën në i për problemin që ka PD. Askush nuk thotë që problemi janë të tjerë përveç Berishës atëherë nuk është lëvizje. Nëse dalin dhe të prodhojnë një komision që të bëjë reformim në...