Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Sot do të ndajmë me ju një nga traditat e vjetra të anës së Hasit
Sot do të ndajmë me ju një nga traditat e vjetra të anës së Hasit. Ka shumë legjenda, sipas së cilave, në disa fshatra në këtë anë si Romaja, Rogovë e Hasit ekzistonin disa varre, të cilat quhen “Varret e Krushqve”. Sipas të moshuarve të fshatit, kur ndodhte që të kishte dy dasma në të njëjtën ditë dhe karvanët e krushqve, bashkë me nusen kryqëzoheshin me njëri-tjetrin, askush prej tyre nuk hapte rrugë, se dasma i vinte ters, e veç të tjerash, hapja e rrugës do të ishte dhe një ulje për fiset që lëshonin pe në këtë mes. Sipas gojëdhënës, thuhet se kishte ndodhur në një ditë të bukur, kur dy karvanë dasmorësh, që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit, janë përballur dhe...