Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pjesë e një grupi ‘skifterësh’ që kryenin vjedhje në Itali, arrestohet 36-vjeçari shqiptar me precedent të mëparshëm kriminal
Policia italiane gjatë kontrolleve territoriale, arrestoi një të ri shqiptar për vjedhje, teksa po heton edhe për bashkëpunëtorët e tij, pasi dyshohet për një grup “skifterësh” që ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Sipas mediave italiane, efektivët identifikuan një veturë “Alfa Romeo”, që hyri në një rrugë pa krye, ndërsa karabinierët e ndoqën dhe panë dy persona që po tentonin të kapërcenin gardhin e një shtëpie private. Të zbuluar, ata u larguan me shpejtësi, duke u përpjekur ti shpëtonin policisë, por një prej tre personave u kap dhe u ndalua për kontroll. Ai rezultoi të ishte një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale dhe me një urdhër arresti për të vuajtur një dënim të mbetur prej 2 vjetësh e 4 muajsh....