Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rasti Balluku/ Bushati: Rama shmangu përgjegjësinë politike… SPAK nuk po ndjek më skenarin e vjetër
Në studion e ‘Task forcë, në Syri TV, juristja Endira Bushati deklaroi se masa e pezullimit të kërkuar fillimisht për Belinda Ballukun ka qenë “tepër e butë”, duke i dhënë, sipas saj, kohë kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë dhe për ta larguar vetë nga detyra. Bushati theksoi se Rama nuk e mori këtë hap dhe se, sipas saj, Prokuroria ishte e vetëdijshme se Kuvendi nuk do të jepte autorizim. Sipas Bushatit, mënyra se si po trajtohet rasti Balluku tregon se SPAK ka ndryshuar qasje dhe se kryeministri ka frikë nga masat që mund të pasojnë. Endira Bushati: Momentin kur kanë kërkuar masën e pezullimit dhe e kanë vendosur atë, i kanë lënë një kohë, një hapësirë kohore Edi Ramës për ta hequr. Pra, në...