Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përplasur një motor. Nga informacionet paraprake nuk dihet nëse ka të lënduar, por në vendngjarje ndodhen një numër i konsiderueshëm personash. Autoritetet dhe forcat e emergjencës janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.