Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
EMRI+VIDEO – Qëlloi me armë zjarri në ajër duke kanosur një të ri, arrestohet 26- vjeçari në Shkodër…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Altin Shpendi, 26 vjeç. Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Altin Shpendi ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen...