‘As lokomotivë e as vagon’/ Mziu: I vetmi vend në rajon që ka mbyllur hekurudhat, jo vetëm që nuk…

‘As lokomotivë e as vagon’/ Mziu: I vetmi vend në rajon që ka mbyllur hekurudhat, jo vetëm që nuk…

Deputeti Xhelal Mziu u ndal sot te situata e rrjetit hekurudhor në vend. Në fjalën e tij në Kuvend, Mziu u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka hekurudha funksionale, që do të shërbenin për transportin e qytetarëve dhe turistëve. Sipas Mziut, mungesa e vëmendjes në këtë fushë është faj i socialistëve, pasi as marrja e kredisë për ndërtimin e disa linjave nuk ka sjellë ndonjë rezultat konkret. “Mu duk sikur ndodhesha në një shtet tjetër, kur kolegët parafolës folën për sukseset e jashtëzakonshme të hekurudhave, por nuk u tha se në Shqipëri nuk ka hekurudha. Nuk ka as lokomotivë e as vagon. Jemi i pari vend në rajon dhe botë që mbyllim hekurudhat që funksionojnë prej dekadash në Shqipëri....