Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Këtë të enjte në mbrëmje miliona shikues në mbarë botën do të kenë mundësinë të shohin Superhënën e Ftohtë, fenomenin e fundit hënor spektakolar të vitit 2025 dhe finalen e trilogjisë së superhenave të këtij viti. Astronomët thonë se kjo hënë është veçanërisht e rrallë, jo vetëm për nga madhësia dhe shkëlqimi, por edhe për lartësinë e pazakontë që do të arrijë në qiell. Ajo ngjitet kaq lart falë një cikli 18.6-vjeçar të njohur si “Major Lunar Standstill”, që përcakton këndin ekstrem të orbitës së Hënës ndaj Tokës. Pikërisht këtë vit, ky cikël arrin kulmin dhe e shtyn Hënën e Ftohtë më sipër se çdo hënë tjetër të vitit një shfaqje që nuk do të përsëritet deri në vitin 2042. Superhëna e Ftohtë është e...