Blushi: Ilir Meta, më shumë se një vit i burgosur politik. I kanë mohuar takimet me familjen dhe drejtuesit e partisë!

Blushi: Ilir Meta, më shumë se një vit i burgosur politik. I kanë mohuar takimet me familjen dhe drejtuesit e partisë!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal te raporti i Avokatit të Popullit, i cili sipas tij dokumenton trajtim të papranueshëm ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti.  Blushi deklaroi se mënyra e arrestimit dhe mbajtjes së Metës përbën një “rrëmbim kriminal” dhe shkel standardet e procesit hetimor, duke theksuar se ai “është izoluar pa kryer asnjë krim dhe pa shkaktuar dëm shtetit”.  Deputeti u shpreh gjithashtu se Metës i janë mohuar disa nga të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e partisë.  “Mohimi i së drejtës së fjalës, pamundësia për t’u takuar me familjarët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë, përbëjnë...