Muho Asllani, ish-anëtari i Byrosë Politike ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare

Muho Asllani, ish-anëtari i Byrosë Politike ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Muho Asllani, ish-anëtari i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, një nga eksponentët e fundit të regjimit komunist.  Asllani është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, në shtëpinë e tij në Durrës.  Muho Asllani ka lindur në tetor të vitit 1937 në Bërdicë të rrethit të Shkodrës. Në vitin 1953 mbaroi shkollën 7-vjeçare në fshatin e lindjes. Pas kësaj shkon në shkollën e mesme bujqësore në Lushnje, por bën vetëm një vit dhe ndërpret shkollën për t’u kthyer sërish në shtëpi.  Mbaron teknikumin bujqësor të Shkodrës, në vitin 1958. Në vitin 1961 fillon Institutin Bujqësor dhe e mbaron në vitin 1964.   Në nëntorin e vitit 1981, pikërisht në Kongresin e Tetë të Partisë u bë anëtar i Byrosë Politike...