Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

Presidenti rus, Vladimir Putin  tha se Rusia do të marrë kontrollin e plotë të rajonit ukrainas të Donbasit  me forcë, nëse forcat ukrainase nuk tërhiqen prej andej, një veprim që Kievi e refuzon. Putin dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pas tetë vitesh luftimesh midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase në Donbas, i cili përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku. “Ose do t’i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore”, tha Putin për India Today përpara një vizite në New Delhi, sipas një fragmenti të transmetuar në televizionin shtetëror rus. Ukraina thotë se nuk dëshiron t’i japë Rusisë territor që Moska nuk arriti ta fitojë në fushën e betejës, dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka...