Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht
Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të enjte. Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Narendra Modi. Në një intervistë për mediat indiane, ai u shpreh se gjatë nëntë muajve të parë të vitit është vërejtur një rënie e lehtë në volumin e përgjithshëm të tregtisë mes dy vendeve. Megjithatë, Putin e cilësoi këtë si një “korrigjim të vogël”, duke theksuar se niveli i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare mbetet pothuajse i pandryshuar. Sipas tij, tregtia në sektorin e produkteve të naftës, përfshirë naftën e papërpunuar dhe karburantet, po ecën normalisht në Indi. “Partnerët indianë janë të besueshëm dhe shumë seriozë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të blejnë karburantin tonë, pse të mos ketë Indija të njëjtin privilegj?”, tha Putin....