Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Analiza e BBC/ Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
Vladimir Putin mbërriti në Indi për një vizitë dyditore, ku u prit nga kryeministri Narendra Modi përpara samitit vjetor Rusi–Indi. Të dy vendet pritet të nënshkruajnë marrëveshje të reja ekonomike dhe të sigurisë, në një moment kur SHBA po rrit presionin ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse. Sipas ‘BBC’, India dhe Rusia kanë qenë aleatë për dekada, dhe marrëdhëniet e tyre mbeten jetike për të dyja palët. Për Moskën, India është një treg gjigant me rritje të shpejtë ekonomike dhe një importues i madh i naftës. Pas pushtimit të Ukrainës, pjesa e naftës ruse në importet e Indisë u rrit nga 2.5% në rreth 35%, falë çmimeve të ulëta. Por administrata e presidentit amerikan Donald Trump vendosi tarifa të reja mbi mallrat indiane, duke...