Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Cashless Albania 2030’/ Ministrja Ibrahimaj: Nismë kombëtare për rritjen e pagesave digjitale
Këtë të enjtë është prezantuar në Tiranë nisma kombëtare e quajtur ‘Cashless Albania 2030”. Në fjalën e saj gjatë prezantimit, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj theksoi se bëhet fjalë për një program kombëtar që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale. Sipas ministres, kjo nismë do tu shërbejë qytetarëve dhe bizneseve, përmes lehtësivë në pagesa pa para në dorë. “Një projekt në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, por kemi diskutuar e punuar gjatë vitit të kaluar edhe me bankat dhe shoqatat e tjera. Bëhet fjalë për një program kombëtar për reduktimin e cash-it në ekonomi përmes hartimit të një programi për pagesat digjitale, pasi është kërkuar edhe më parë të ngrihet një program për pagesat digjitale, që çdo aktor të marrë përgjegjësitë dhe...