Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ministeriali i OSBE/ Spiropali: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran
Njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nuk është vetëm një akt drejtësie, por kusht themelor për sigurinë dhe përparimin e qëndrueshëm të të gjithë Ballkanit. Ky ishte mesazhi që ,ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, përcolli gjatë punimeve të Ministerialit të 32-të të OSBE-së, që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë. “Siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran.”, theksoi Spiropali. Në fjalën e saj para homologëve, kryediplomatja shqiptare u ndal gjatë tek sfidat e sigurisë globale dhe rajonale, duke lidhur stabilitetin e Evropës Juglindore drejtpërdrejt me realitetin e pakthyeshëm të shtetit të Kosovës. Përveç çështjes rajonale, Spiropali rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të Ukrainës...