Kush e vr*u Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot autorin. I treti në pranga kyç gojën

Kush e vr*u Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot autorin. I treti në pranga kyç gojën

Personi i maskuar me kapuç në kokë që del nga vendi i shoferit, qëlloi me armë drejt Mondi Mëhallës sapo 43-vjeçari kishte hipur në makinën Range Rover, pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil”, më 30 nëntor në Elbasan.  Vrasësi del nga vendi i shoferit dhe pasi kryen misionin, hipën sërish në timon e largohet me makinën Audi i zi, ndryshe nga skemat e mirëfillta të atentateve me më shumë se 2 bashkëpunëtorë në terren, kur ekzekutori del nga vendi i pasagjerit, e të tjerët e presin në automjet për tu larguar më shpejtësi. Agresori afrohet te xhami i shoferit me pistoletë në dorë, në një distancë minimale dhe qëllon të paktën 6 herë. Mëhalla, i goditur tashmë nga 2 plumba në kokë, tenton të lëviz...