Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shehaj akuzon Malajn për heshtje: Je trembur kur të erdhi SPAK-u në zyrë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, zhvilloi një debat të fortë në Kuvend me ministrin e Financave, Petrit Malaj, duke e akuzuar atë për heshtje dhe mungesë transparence lidhur me hetimet për vjeljen e 120 milionë eurove nga kompania “Bankers Petroleum”. Shehaj deklaroi se ministria nuk mund të sillet sikur nuk është në dijeni të situatës, sidomos tani që, sipas tij, SPAK ka ushtruar kontrolle në institucion. “120 milionë euro, zoti ministër. Nuk mund të bëni sikur nuk dini gjë. Edhe ti do jesh trembur kur SPAK-u ka ardhur në zyrë. Nuk është çështja pse kanë ardhur, por pse ti pyet pse kanë ardhur. Ty po të kapin menjëherë,” tha Shehaj. Ai pohoi se SPAK ka vizituar ministrinë për të kërkuar informacion mbi pagesat e...