FSHF zbulon se kur dhe ku do të mbahet mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”

FSHF zbulon se kur dhe ku do të mbahet mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”

4 Dhjetor 2025 16:01 Telesport Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e katërt të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2025”, eventi më i rëndësishëm dhe më prestigjioz i futbollit shqiptar. Mbrëmja Gala do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, dhe do t’i dedikohet arritjeve të futbollit vendas, si dhe suksesit të Kombëtares kuqezi që për herë të parë siguroi fazën play-off të Botërorit 2026. Në këtë mbrëmje do të ndahen disa çmime më prestigjioze për të nderuar dhe vlerësuar protagonistët e vitit 2025 për performancat e tyre të spikatura. Përveç vlerësimeve sportive, mbrëmja do të shoqërohet edhe me një spektakël artistik. Në këtë event do të marrin pjesë personalitete të shquara ndërkombëtare, figura të njohura nga futbolli botëror, përfaqësues të botës...