Ideja e bujshme! Thiago Silva drejt rikthimit te Milan? Ja plani i përgatitur nga kuqezinjtë

Ideja e bujshme! Thiago Silva drejt rikthimit te Milan? Ja plani i përgatitur nga kuqezinjtë

4 Dhjetor 2025 16:47 Telesport Edhe pse 41 vjeç, Thiago Silva është i gatshëm të largohet sërish nga Brazili aty ku mban fanellën e Fluminense dhe të rikthehet në Europë, të një dashuri e vjetër e tij që mban emrin Milan. Pavarësisht moshës, braziliani ka treguar një super formë, gjë që ka ngjallur interesimin e ish-klubit të tij, Milan. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, plani i Milanit është i qartë: të nënshkruajë me Thiago Silva për gjashtë muaj, deri në fund të sezonit aktual. Do të ishte një nënshkrim emergjent me një qëllim të sjellë përvojë në mbrojtje në fazën më vendimtare të sezonit dhe të sigurojë qëndrueshmëri në këtë repart. Për lojtarin, ky skenar është gjithashtu shumë tërheqës. Në moshën e tij, ai...