Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Biletat më të shtrenjta në histori’, tifozët anglezë ‘shpërthejnë’ ndaj FIFA-s për Botërorin 2026
Biletat për Kupën e Botës 2026 pritet të jenë më të shtrenjtat e të gjitha kohërave, pasi FIFA ka prezantuar një model të ri rishitjeje që përfshin një komision total prej 30% për çdo transaksion. Ky ndryshim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët anglezë, të cilët tashmë po përballen me çmime marramendëse për ndeshjet e fazës së grupeve. Çmimet për ndeshjet e Anglisë kanë arritur deri në 1 mijë paund, ndërsa në faqet e dyta të rishitjes një biletë për finalen e New Jersey-it për vitin e ardhshëm shitet për afro 33 mijë paund. Tifozët thonë se ky është një çmim i papërballueshëm për ndjekjen e ekipit të tyre kombëtar në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Sipas modelit të ri të FIFA-s, çdo blerës dhe...