OBSH/ Shkurtimi i fondeve për malarjen rrezikojnë rikthimin e sëmundjes

OBSH/ Shkurtimi i fondeve për malarjen rrezikojnë rikthimin e sëmundjes

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paraplajmëroi përmes një raporti të ri se rastet dhe vdekjet nga malaria u rritën globalisht vitin e kaluar për shkak të shkurtimeve të fondeve dhe kërcënimit në rritje të rezistencës ndaj ilaçeve. OBSH tha se shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare rrisin rrezikun e shpërthimeve dhe një rikthimi të malaries, por nivelet e financimit ishin tashmë nën nivelin e duhur. Në vitin 2024 u vlerësuan 282 milionë raste të malaries dhe 610,000 vdekje, rreth nëntë milionë raste shtesë dhe 12,000 vdekje më shumë se vitin e kaluar. Drejtori menaxhues i organizatës jofitimprurëse Malaria No More UK, Gareth Jenkins tha në një deklaratë se rritja e rasteve në vitin 2024 është aq më shqetësuese pasi ende nuk merr parasysh ndikimin e shkurtimeve të...