Katastrofë biblike/ Moti i keq gjunjëzon vendin, stuhi ere, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, banorët në alarm

Katastrofë biblike/ Moti i keq gjunjëzon vendin, stuhi ere, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, banorët në alarm

Greqia është gjunjëzuar nga moti i keq, me stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm që kanë sjellë përmbytje dhe shkatërrime në të gjithë vendin. Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje toke në Lakoni, përmbytje në Zakinthos, mesazhe alarmi në Mani, Pieria dhe Evrota, deri edhe stuhi të forta në Atikë. Bëhet fjalë për stuhinë “Byron” që po godet vendin prej disa orësh dhe situata përkeqësohet me kalimin e orëve. Në nëntë rajone të vendit, përfshirë Atikën, alarmi shtetëror është në gatishmëri të lartë. Në Zakynthos, reshjet e dendura të shiut rezultuan në përmbytje të rrugëve dhe fushave. Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përveçse në rast emergjence. Në rrugën provinciale Zakynthos-Alykes, rruga u mbyll nga Mantolato e poshtë ku ka probleme, ndërsa probleme pati...