REL/ Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, udhëheqje e re por me kryetarin e vjetër

REL/ Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, udhëheqje e re por me kryetarin e vjetër

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) do ta ketë një udhëheqje të re, por me kryetarin e njëjtë: Venko Filipçe. Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do t’iu japin nga një mandat tjetër Hristijan Mickoskit dhe Ali Ahmetit, përkatësisht, ndërsa koalicioni shqiptar VLEN paralajmëroi shkrirjen në një parti të vetme. Këto ndryshime pas disfatave në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut janë të kuptueshme për opozitën, vlerësojnë disa analistë. Por, a janë të mjaftueshme? Nga freskime me anëtarë e deri te strategjitë e reja dhe bashkimet formale – këto janë disa nga ndryshimet që tashmë po ndodhin ose do të pasojnë në partitë më të mëdha në skenën politike pas zgjedhjeve lokale që u...