Këndimi me tepsi, traditë e hershme shqiptare (VIDEO)

Këndimi me tepsi, traditë e hershme shqiptare (VIDEO)

Folklori dhe traditat shqiptare, janë sa të lashta, aq edhe të larmishme. Një prej këture traditave, ndoshta ndër më të bukurat e më të veçantat është edhe këndimi me tepsi. Tepsia (tigan bakri) është një formë popullore e zëvendësimit të veglave muzikore në mesin e komuniteteve në malet Dinarike. Tepsia vendoset mbi sofër, ndërsa rreth saj, vajza dhe nuse këndojnë. Ajo që e sjell tepsinë me dorën e djathtë, ka një unazë më të madhe se të zakonshmet, në mënyrë që krisma e unazës dhe rrotullimi i tepsisë të krijojnë melodi. Videoja është bërë nga etnografët japonezë nga Muzeu Kombëtar i Etnologjisë në Osaka, të cilët, vizituan rajonin dhe regjistruan shfaqje të trashëgimisë kulturore. Kënga që përcillet me tepsi është kënga “Në dërrasë të vekut...