Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Njeriu që bërtet në studio/ Ese postanimaliste mbi psikën e zhurmës
Shkrimtari i mirënjohur Zija Çela, në romanin e tij “Ora e zooparkut”, vendos në qendër të rrëfimit një thënie që, sipas meje, tejkalon kontekstin narrativ dhe bëhet aksiomë filozofike: “Ndoshta gjithkush ka orën e vet të zooparkut.” Ky pohim i heshtur, i vendosur mes ngjarjeve dhe strukturave të një realiteti që shpesh merr trajta groteske, përbën mbase një nga metaforat më të rëndësishme ontologjike të letërsisë shqipe bashkëkohore.Kjo “orë e zooparkut”, lexo – “e kafshërisë”, nuk është ora e instinktit, as e egërsisë, por ora kur njeriu dhe kafsha ndërthuren në një ndërmjetësi të padukshme, një përplasje dhe përqafim njëkohësisht, që sfidon dualizmin klasik mes njeriut dhe kafshës, vetëdijes dhe instinktit. Shembull i jashtëzakonshëm, mbase, i një paradigme të re estetike, i një rryme filozofiko-letrare...