Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

Sipas një studimi të fundit (04.12.), shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve është më i keq se para pandemisë së koronavirusit. Ndërsa vajzat dhe djemtë tani nuk shqetësohen shumë për pasojat e pandemisë, siç njoftoi të enjten Qendra Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf, çështjet globale dhe debatet shoqërore, siç janë luftërat dhe përçarjet shoqërore, luajnë një rol më të madh. Në studimin përfaqësues, 22 përqind e fëmijëve dhe të rinjve raportuan për një cilësi të reduktuar të jetës, rreth shtatë pikë përqindje më e lartë se para pandemisë. 18 përqind thanë se ndiheshin të vetmuar. Para pandemisë, kjo shifër ishte vetëm 14 përqind. 70 përqind ishin të shqetësuar për luftërat, 62 përqind për terrorizmin dhe 57 përqind për krizat ekonomike. 56 përqind ishin të shqetësuar për ndarjen...