Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kufizime aksesit të medias, “New York Times” bën gati padinë për Pentagonin
“New York Times” ka përgatitur një padi kundër Departamentit të Mbrojtjes, duke kundërshtuar politikën e re të Pentagonit që kufizon aksesin e gazetarëve në ndërtesë. Padia do të depozitohet në gjykatën federale në Washington DC dhe ka si të pandehur Pentagonin, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe zëdhënësin Sean Parnell. Sipas gazetës, Pentagoni ka zëvendësuar procesin tradicional të nënshkrimit të rregullave me dorëzimin e detyruar të lejeve të shtypit, duke e lënë aksesin në mëshirë të vendimeve politike. The Times deklaron se kjo shkel të drejtat kushtetuese të lirisë së shtypit të mbrojtura nga Amendamenti i Parë dhe i Pestë. Zëdhënësi i Times, Charlie Stadtlander, tha se politika është “një përpjekje për të kontrolluar raportimet që qeveria nuk i pëlqen”. Pentagoni argumenton se kufizimet lidhen...