Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vendosi bomba pranë selive të Komitetit Kombëtar Republikan një natë para trazirave të 6 janarit, FBI-ja arreston pas gati 5 vitesh autorin
FBI ka kryer një arrestim të rëndësishëm të enjten, duke ndaluar një person që dyshohet se ka vendosur bombat artizanale pranë selive të Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) dhe atij Demokratik (DNC) një natë para trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së. Sipas dy burimeve të zbatimit të ligjit, i arrestuari besohet të jetë autori i pajisjeve shpërthyese të gjetura më 5 janar 2021, i cili deri më tani ishte identifikuar vetëm nga pamjet e paqarta të kamerave të sigurisë, ku shfaqej me kapuç, doreza dhe maskë fytyre. Arrestimi vjen pas një hetimi gati pesëvjeçar, i cili ka qenë një nga çështjet më sfiduese për FBI-në, për shkak të mungesës së provave të qarta vizuale dhe gjurmëve të drejtpërdrejta. Autoritetet pritet të japin detaje...