Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 mld euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët
Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë projektligji më i rëndësishëm i paketës fiskale për vitin 2026. Në një vend ku çdo pagesë publike, çdo tender, çdo kontratë ka për detyrë të jetë transparente, institucionet sot po miratojnë një ligj që u jep mundësi subjekteve të fshihen pas faljeve të mëdha. Mungesa e një liste përfituesish, sipas ekspertëve të tregut, po i shërben klientelizmit dhe dobëson ekonominë e vendit. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, për Top Channel thotë se paratë publike që përkthehen në të ardhura të munguara për buxhetin duhet t’u gjendet pronari. “Publikimi i listës duhet të jetë parakusht kryesor. Edhe nëse thuhet se e kemi tani në ligj, duhet...