Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Operohet Dusan Vlahoviç, sulmuesi serb humbet pjesën më të madhe të sezonit, ja kur pritet rikuperimi i tij
Dushan Vlahoviç i është nënshtruar mëngjesin e sotëm në Londër një ndërhyrje kirurgjikale, pas dëmtimit që sulmuesi serb mori gjatë sfidës të fundjavës së kaluar ndaj Cagliarit. Testet mjekësore treguan një dëmtim të rëndë në adduktorin e këmbës së majtë, ndaj klubi bardhezi vendosi menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale për të parandaluar komplikime të mëtejshme. Operacioni u krye me sukses, ndërsa mjekët parashikojnë një rikthim të mundshëm në mars 2026. Kjo do të thotë se Vlahoviç nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Spaleti në pjesën më të madhe të sezonit, me klubin torinez që pritet të ndërhyjë në merkaton e janarit. Kujtojmë që Vlahoviç ka realizuar deri më tani 7 gola në të gjitha kompetizionet me fanellën e Juventusit.