Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shpërthim gazi në një piceri, plagoset lehtë pronari i biznesit si dhe një punëtor
Një shpërthim i fortë si pasojë e një rrjedhjeje gazi ka tronditur një kompleks pallatesh në afërsi të ish-parkut në Tiranë. Vetratat e picerinë kanë përfunduar përballë, te bizneset e tjera. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur pasoja të rënda në njerëz, por pronari i biznesit dhe punëtori kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital. Piceria është ende e pahapur dhe pronari dhe punëtori ishin duke kryer ende punime. Pasi janë futur Brenda, ata nuk e kanë ndjerë erën e gazit si pasojë e një rrjedhjeje në një tub dhe pasi kanë nisur punën si zakonisht, një shkëndije elektrike ka bërë që ambient të përfshihet nga flakët. Ato kanë dalë deri në sheshin e jashtëm të pallatit, ndërkohë si pasojë e tronditjes...