Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gazetari ukrainas ndalon vajzën e Putinit në Francë: Merre në telefon babin tënd dhe thuaj të ndalojë luftën, më vrau vëllanë
Vajza e Putinit thotë se i vjen shumë keq për luftën e babait të saj, ndërsa përballet me një ukrainas që e gjeti në Paris pasi vëllai i tij u vra nga Rusia. Vajza e Vladimir Putinit, që njihet si vajza sekrete e tij, u detyrua të deklaronte se i vjen “vërtet keq” për luftën brutale të babait të saj në Ukrainë. 22-vjeçarja Luiza Rozova, u ndalua nga një gazetar ukrainas, vëllai i të cilit u vra së fundmi në një sulm me raketa rus. Ajo e lavdëroi gazetaren që pati “guximin” për të folur me të, por më pas u zhduk në rrugët e kryeqytetit francez ku jeton tani. Shkëmbimi ishte me gazetarin e pikëlluar të TSN, Dmytro Sviatnenko, vëllai i të cilit, Volodymyr,...