Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump rikthen kritikat për Ukrainën: Ta kishte pranuar ujdinë në fillim të luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump i është rikthyer toneve kritike me Kievin. Teksa shprehur edhe një herë pakënaqësi me mënyrën sesi se si Ukraina ka menaxhuar konfliktin me Rusinë, kreu i Shtëpisë së Bardhe u shpreh se vendi i përballur prej gati 4 vjetësh me agresionin, humbi një mundësi të artë për të arritur një marrëveshje paqeje në fazat e hershme të luftës. “Kur isha në zyre dhe fola me ta, u thashë: ‘Ju nuk i keni kartat në dorë.’ Mendoj se ai do të kishte qenë një moment shumë më i mirë për të bërë një marrëveshje. Ukraina mund të kishte shmangur të gjithë përshkallëzimin e këtij konflikti nëse do të kishte vepruar më herët”, u shpreh presidenti Trump. Trump shtoi se vendimi i Ukrainës...