Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Berisha: Salianji, axhendë personale. Disa prej pjesëmarrësve në takim punuan në 11 maj për kandidatët socialistë
Kryetari i PD Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, duke e cilësuar takimin e djeshëm në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji. Berisha i kujtoi Salianjit se në asnjë forum të PD nuk ka folur për problematikat që ngriti në takimin e djeshëm. “Është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha”, tha Berisha. Berisha akuzoi disa prej pjesëmarrësve në takim se në 11 maj kanë punuar për kandidatët e Partisë Socialiste. “Disa prej...