‘Nuk të vjen turp’/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjinenë, Balliut i tërhiqet vërejtje

‘Nuk të vjen turp’/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjinenë, Balliut i tërhiqet vërejtje

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme plenare, pasi disa deputetë të opozitës kanë kërkuar që të marrin fjalën për procedurë, por më pas u është hequr nga drejtuesja e seancës, pasi sipas saj nuk kanë folur për procedurë. Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja. “S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai. “Ti ke shumë probleme që ta dish”, tha Klevis Balliu nga vendi. “Zoti Balliu keni vërejtje për sot”, iu përgjigj drejtuesja e Kuvendit. “E quajti mashtrues dhe nuk i thatë gjë”, iu përgjigj Balliu. Ndërkohë Bardhi dhe Zegjine Çaushi janë përplasur...