‘Keni injorancë ligjore’, Tabaku përplaset me Malajn në Kuvend, ministri i kundërvihet: Gënjeni me zë e figurë!

‘Keni injorancë ligjore’, Tabaku përplaset me Malajn në Kuvend, ministri i kundërvihet: Gënjeni me zë e figurë!

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u përplasën në Kuvend për një kërkesë lidhur me një kërkesë për përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve. Tabaku tha se i ka dërguar prej një muaji 4 shkresa ministrisë për informacion por akoma nuk ka marrë përgjigje. Malaj i replikoi duke e akuzuar se po gënjen pasi kërkesa e parashtruar i ka shkuar vetëm para një jave, ndërsa i përmendi edhe ligjin për procedurat tatimore. Tabaku më pas i tha se jo vetëm që është ai që po gënjen por edhe se ka “injorancë ligjore” . Pjesë nga diskutimi: Jorida Tabaku: Sipas nenit 80 të kushtetutës, drejtuesit e institucioneve shtetërore me kërkesë të deputetëve  duhet të japin shpjegime për cështje të ndryshme. I kam kërkuar...