Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e 11 majit, Gjemarkaj: Raporti i OSBE/ODIHR ishte një akt që konfirmoi se demokracia shqiptare u vra
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarja, teksa mori fjalën në Kuvend, tha se qeveria Rama i bëri “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë. Ai tha se raporti final për zgjedhjet i OSBE/ODIHR ishte akti më zyrtar që konfirmoi se demokracia shqiptare ka vdekur. Sipas tij, atentatorët e kësaj janë në sallën e Kuvendit. “Sot e pandehur është e gjithe qeveria, maxhoranca, e cila nuk gjen fuqinë morale për katarsis. Sot e spostuat nga kalendari raportimin e komisionerit për zgjedhjet por jo raportin e OSBE/ODIHR që iu rri mbi kokë. Nuk është dokument teknik, justifikim opozitar, por akti zyrtar ndërkombëtar e politik që konfirmoi se demokracisë shqiptare iu bë një atentat. Atentatorët janë këtu pas edhe para meje. Pafuqia juaj për të qenë të...