Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pritet stuhi e madhe dhe erëra të forta, nesër mbyllen shkollat në Greqi
Shkollat në Rodos do të mbeten të mbyllura të premten, më 5 dhjetor. Shkak për këtë do të bëhet moti i keq që sipas parashikimeve do të godasë ishullin. Sipas buletinit të emergjencës së Shërbimit Kombëtar Meteorologjik , Rodosi është në zonat që pritet të preken më shumë nga moti i keq. Vendimi për të mbyllur shkollat nesër u njoftua nga kryetari i bashkisë së Rodosit, Alexandros Koliadis. Konkretisht, vendimi i kryetarit të bashkisë së Rodosit thotë si më poshtë: “Ne pezullojmë funksionimin e të gjitha njësive shkollore, të të gjitha niveleve arsimore dhe të objekteve sportive , në të gjitha Njësitë Bashkiake të territorit të komunës së Rodosit të premten, më 5 dhjetor 2025 , për mbrojtjen parandaluese të sigurisë publike. Pezullimi vlen edhe...