E rëndë në Vlorë, era e fortë rrëzon gruan në Bulevard, humb jetën

E rëndë në Vlorë, era e fortë rrëzon gruan në Bulevard, humb jetën

foto nga vendngjarja VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali”, është rrëzuar përtokë si pasojë e erës së fortë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Paraprakisht vdekja dyshohet është shkaktuar nga përplasja e kokës në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës. pamje nga vendngjarja Ndërkohë ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po priten ekspertët për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.  NJOFTIMI I POLICISË Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë. Grupi...