“Më vodhën 120 mln lekë”/ Dëshmon kambisti që u grabit nga Dumani: Në dyqan më erdhi vëllai i Talo Çelës, më tha…

“Më vodhën 120 mln lekë”/ Dëshmon kambisti që u grabit nga Dumani: Në dyqan më erdhi vëllai i Talo Çelës, më tha…

talo cela-nuredin dumani TIRANË- Xhemal Lici, kambisti që ra pre e grabitjes nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dëshmuar sot para togave të zeza në GJKKO, pjesë e dosjes së gjerë “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së Licit, ngjarja ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 06:30, teksa kishte dalë nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan.  Atë ditë, kambisti mbante me vete në një çantë 12 milionë lekë të reja. Deri në këto momente asgjë s'kishte ndodhur. Më pas, ai ishte kthyer në shtëpi për të mbyllur derën dhe çantën me para e kishte lënë në bagazh. Në këtë moment, 4 persona i kanë dalë përpara dhe njëri prej tyre e ka qëlluar në gjoks dhe këmbë.  “Unë...