Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Evis Berberi kërkon gjykim të shkurtuar: Komunikimet në telefon të mos merren si prova
evis berberi ne spak TIRANË- Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar, në seancën që po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion. Berberi kërkon gjithashtu që t’i kthehen sendet e sekuestruara, përfshirë telefonin, dhe se komunikimet e nxjerra nga pajisjet elektronike të mos përdoren si prova në proces. Kërkesa e Beberit pritet të marrë përgjigje në datën 9 dhjetor, ku do të shpallet dhe vendimi nga ana e GJKKO-së, nëse çështja kalon për gjykim. Telefoni i Beberit ka shërbyer dhe për akuzën që SPAK ngriti ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pasi mes tyre kishte komunikime të vazhdueshme për fiksimin e tenderave. Berberi ka kundërshtuar edhe më herët akuzat e SPAK për korrupsion dhe pastrim parash duke theksuar se “nuk provohen...