Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Dalim në shesh dhe të debatojmë’, Peleshi-Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…
Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati, i kërkoi debat kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi sa i përket situatës në Devoll. “Nëse pretendon se është e kundërta, të kam bërë një ftesë gjatë fushatës që unë, ti, ky tjetri këtu sipër, ai guaku i bashkisë, të ulemi në sheshin e qytetit të bëjmë një debat. Nuk patët guxim. Ju ftoj prapë, ulemi në qendër të qytetit të Bilishtit, ftoj të gjithë qytetarët e Devollit dhe e bëjmë aty debatin. Shohim nëse qëndrojnë ato që thoni ju apo ato që them unë”, tha ndër të tjera Nallbati. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, iu kthye duke thënë: “Duhet të qërosh fjalorin dhe duhet t’i drejtohesh kolegëve me respekt, pavarësisht mendimeve të kundërta. Nëse një...