Neymar çmend tifozin e Santosit, pasi shënoi 3 gola i lënduar. Pastaj “selfie” përfundon keq (video)

Neymar çmend tifozin e Santosit, pasi shënoi 3 gola i lënduar. Pastaj “selfie” përfundon keq (video)

4 Dhjetor 2025 13:04 Alfred Lleshi Neymar ka pasur një natë magjike me Santosin, duke shënuar tripletë vendimtare në fitoren 3-0 ndaj Juventude, rezultat që i ka afruar shumë me shpëtimin, mos rënien nga kategoria. Për herë të fundit ai kishte realizuar tre gola në një ndeshje në prill 2022 me PSG. Me këtë fitore, Santosi ka nevojë vetëm për një pikë në javën e fundit, ose të shpresojë në hapa fals të rivalëve. Pas ndeshjes shpërtheu festa, por ndodhi një incident. Një tifoz arriti të hynte në fushë për një “selfie” me Neymar, por u rrëzua, duke përplasur Zé Ivaldo, i cili u rrëzua mbi stolin e rezervave dhe u dëmtua. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa disa lojtarë u panë duke qeshur nga situata...