Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Superkompjuteri zbulon favoritët për fitimin e Botërorit. Brazili i Ancelottit as në ‘top 5’
Futbolli gjithmonë ka bashkëjetuar me pasigurinë, por në epokën e të dhënave ekzistojnë makina që përpiqen t’i paraprijnë fatit. Superkompjuteri i Opta-s ka vënë sërish në punë algoritmet e tij për të zbuluar kush do ta ngrejë Kupën e Botës 2026 dhe verdikti, larg së qeni i zakonshëm, e vendos Spanjën e Luis de la Fuente në majë të botës. Kampionia në fuqi e Europës del si favoritja kryesore me 17% probabilitet, sipas një modeli që analizon mijëra skenarë derisa gjen më të mundshmin. Pas “La Roja” vjen një e njohur, që nuk dorëzohet, Franca. Finaliste në Katar, kombëtarja e “gjelave” ka 14.1% shanse dhe synon të hyjë në histori. Nëse arrin sërish finalen, Franca do të bëhej kombëtarja e tretë që luan tri finale...