Sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe policinë e Kosovës në Zveçan, dënohet me burg dhe gjobë autori

Sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe policinë e Kosovës në Zveçan, dënohet me burg dhe gjobë autori

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të enjten me burgim dhe gjobë një burrë, pasi ai e pranoi fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, si dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dy vjet më parë. Lubisha Millkoviq u dënua me dy vjet burgim dhe 14.000 euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit. Millkoviq e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për veprat penale, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. Avokati mbrojtës i Milkoviqit, Millosh Deleviq, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur me vullnet të...