Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shpërthen bombola e gazit në një piceri te “Delijorgji”, lëndohet pronari dhe punonjësi
delijorgji-tirane TIRANË- Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në një piceri në Tiranë, te ish-Parku i Autobusëve. Shpërthimi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur pronari i ambientit dhe punonjësit i tij, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Paraprakisht dyshohet se pronari ka qenë duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme ku ka pas rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë. Polica ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar të tjerë, vetëm dëme materiale. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B....