Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për të arrestuarit

Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për të arrestuarit

mondi mehalla-pamje nga ngjatrja ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar datën 5 dhjetor, ora 10:00, për mbajtjen e seancës gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla. Sipas njoftimin zyrtar, seanca do të mbahet me dyer të mbyllura. Lidhur me Nevzat Spahon, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit, nuk rezulton që Porkuroria të ketë depozituar kërkesë për caktim mase sigurie.  "Nga kontrolli ushtruar në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore rezulton se, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për masat e sigurimit për shtetasit Xh. A dhe K. P. me objekt ”...