E rëndë në Vlorë, një grua rrëzohet në Bulevard, humb jetën

E rëndë në Vlorë, një grua rrëzohet në Bulevard, humb jetën

foto nga vendngjarja VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali”, është rrëzuar përtokë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Paraprakisht vdekja dyshohet është shkaktuar nga përplasja e kokës në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës. pamje nga vendngjarja Ndërkohë ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po priten ekspertët për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.