Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, kapet 36-vjeçari

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, kapet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmejt Aeroportit të Rinasit, me 240 mijë euro të padeklaruara është proceduar penalisht. Policia njofton se shtetasit G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.